Kryeqyteti mbrëmë u trondit nga një vrasje që ndodhi në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.
Nga të shtënat me armë mes dy grupeve, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” si dhe “armë mbajtje pa leje”.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”, ka njoftuar policia.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.
Ndryshe mbrëmë drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se në QKUK janë sjellë pesë të plagosur.
“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…