Gjykata Kushtetueses, ka vendosur që Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja kishin nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe i kanë mohuar parashtruesit, të drejtën në pronën e tij.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me rastin e kompanisë për lojërat e fatit ku ishin ankuar lidhur me ankesën e kopanisë “CO COLINA” që ushtronte fushë veprimtarinë e lojërave të fatit. Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë “Co Colina” kompani e cila kishte veprimtari lojërat e fatit. Me anë të këtij vendimi kësaj kompanie i njihet e drejta për kompensim për periudhën sa kishte licencë nga 10 maji 2019 deri më 9 gusht 2019 si palë e dëmtuar.
Kjo kompani përmes përfaqësuesve ligjorë kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për anulimin e vendimit për revokim të licencës në bazë të Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit me arsyetimin se ishte shkelur e drejta në pronë dhe duke pretenduar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe i kishte kërkuar Themelores që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin në fjalë.
Gjykata Themelore e kishte refuzuar padinë e parashtruesit “Co COLINA” si të pabazuar dhe kishte thënë se Administrata Tatimore e Kosovës ka vepruar në bazë të ligjit në fuqi në rastin e revokimit të licencës. Poashtu e kishte njoftuar se nuk bënë vlerësimin e kushtetutshmërisë se ligjeve por vetëm efektin e tyre. Edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme i kishin dhënë të drejtë vendimit të Gjykatës Themelore, raporton Paparaci.
“Co COLINA” i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit; dhe vendimeve të gjykatave të rregullta, por që sipas Kushtetueses, Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja kishin nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe i kanë mohuar të drejtën parashtruesit të drejtën në pronën e tij.
Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e publikuar e ka njoftuar “Co COLINA” se Gjykatën Kushtetutës, nuk mundtë shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit për Lojërat e Fatit, por vetëm kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore lidhur me revokimin e licencës së parashtruesit të kërkesës nga data 8 gusht 2018 deri më 7 gusht 2019.
Gjykata më tej theksoi se, parashtruesi i kërkesës në procedurën pranë gjykatave të rregullta mund të kërkojë kompensim të drejtë për shkeljen e të drejtave kushtetuese të konstatuara përmes këtij Aktgjykimi, përfshirë kompensimin e mundshëm për kohëzgjatjen sa parashtruesi i kërkesës kishte licencë të vlefshme, pra nga data 10 maj 2019, kur kishte filluar efekti i revokimit të licencës, deri më 9 gusht 2019, kur skadonte licenca e parashtruesit të kërkesës për të ushtruar veprimtarinë e tij, bazuar në ligjin paraprak, përkatësisht Ligjin për Lojërat e Fatit.
Gjykata Kushtetuese në këtë njoftim ka theksuar se, në interes të sigurisë juridike, ky Aktgjykim prodhon efekt juridik vetëm ndërmjet palëve në procedurë dhe nuk mund të prodhojë efekt prapaveprues juridik lidhur me personat e tjerë fizikë dhe juridikë që mund të kenë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit bazuar në Ligjin për Lojërat e Fatit.
Këto bastore ishin aktive në 10 qytete të Kosovës dhe ishin atakuar direkt nga Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, pati hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019, në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.