POLITIKE

Vuçiq: S’më interesojnë modelet e tjera të Asociacionit, më intereson ajo që është nënshkruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak orë para takimit të Ohrit me kryeministrit Kurti ka deklaruar se do ta mbajnë Serbinë të plotë, siç është shkruar në Kushtetutë, por edhe se nuk duhet të përsërisim gabimet të së shkuarës, raporton mediumi serb “Tanjug”.

“Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por duhet ta dini se kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia gjithmonë del fituese.” – ka deklaruar Vuçiq.

Ai theksoi se Serbinë do ta mbajnë të plotë, por në të njëjtën kohë nuk do të jenë të izoluar. Më tej ai ka pohuar se shpresoj për një dialog të mirë në Ohër, në mënyrë që gjërat të lëvizin.

“Unë nuk po udhëtoj në Ohër me mesazhe, por po përfaqësoj interesat e shtetit të Serbisë dhe popullit tonë në Kosovë”, deklaroi Vuçiq në Inxhija, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkani Perëndimor, Gabriel Escobar, se beson në një rezultat pozitiv të takimit në Ohër dhe me çfarë mesazhesh udhëton në Maqedoninë e Veriut.

Tutje ai ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe mund të formohet vetëm në bazë të katër dokumenteve të nënshkruara, përkatësisht dokumenteve për ekipin menaxhues, parimeve, zbatimit dhe bazës, gjegjësisht marrëveshjes së parë.

“Të katër janë nënshkruar dhe përmbajtja e tyre duhet të plotësohet. Dhe fantazmagoritë e tyre për modelet daneze, suedeze dhe të tjera, nuk më intereson veçanërisht, më intereson ajo që është nënshkruar të përmbushet”, tha Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago