LAJME

Syzet anti-refleks mund të mos i mbrojnë sytë

Përdoruesit e shpeshtë të ekranit blejnë syze anti-refleks për të mbrojtur sytë e tyre, por sipas një studimi të ri, ata mund të jenë duke harxhuar kot paratë e tyre.

Rishikimi i ri i një hulumtimi sugjeron se syzet anti-refleks ndoshta nuk bëjnë asnjë ndryshim në tendosjen e syve, shëndetin e syve ose cilësinë e gjumit, të paktën në afat të shkurtër.

Dhe është ende e paqartë nëse këto syze iu mbrojnë nga dëmtimi i retinës, sepse hulumtimi nuk e përcaktoi këtë, sipas gjetjeve të publikuara në bazën e të dhënave Cochrane të Rishikimeve Sistematike.

“Ne zbuluam se mund të mos ketë avantazhe afatshkurtra me përdorimin e lenteve të syzeve anti-refleks për të reduktuar lodhjen vizuale të lidhur me përdorimin e kompjuterit, krahasuar me lentet jo anti-refleks me filtrim të dritës. Aktualisht është gjithashtu e paqartë nëse këto lente ndikojnë në cilësinë e shikimit ose rezultatet e lidhura me gjumin dhe nuk mund të nxirren përfundime për ndonjë efekt të mundshëm në shëndetin e retinës për një afat më të gjatë “, tha autorja Laura Do Ënie.

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këto gjetje kur vendosin nëse do të blejnë këto syze,” shtoi Do Ënie në një njoftim për Cochrane.

Studiuesit në gjashtë vende të ndryshme të botës kanë kontrolluar 17 raste. Studiesit morën nga pesë persona në 156 për studim. Kohëzgjatja e studimit varionte nga një ditë në pesë javë, raporton Upi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago