Shaban Gogaj u dënua sot me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt. Dënimi nuk po pranohet kurrsesi nga familja e viktimës, të cilët sot ishin të pranishëm në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë. Në momentin e shqiptimit të dënimit e ëma e të ndjerit ka shpërthyer në lot.
Se çfarë hapash do të ndërmarrë tutje familja Tetaj për Gazetën Insajderi foli avokati i tyre, Berat Tmava.
Avokati tha se janë befasuar me dënimin e dhënë teksa shtoi se “nuk ka përfunduar gjithçka”.
“Ne nuk e kemi pritur këtë vendim, ka qenë vendim befasues për mua dhe familjen Tetaj, besoj edhe për krejt opinionin, kjo mund të shihet edhe nga komentet e qytetarëve, të cilat edhe vet i pashë e i lexova”, tha avokati.
“Ne e presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë, nuk ka përfunduar gjithçka këtu, kemi më bë ankesë brenda 15 dite pasi te pranojmë vendimin edhe te shohim se çka po vendos Gjykata e Apelit”, deklaroi avokati i familjes Tetaj.
Të pranishëm në sallë ka qenë e gjithë familja e ngushtë e Agonis Tetajt, madje edhe dy djemtë e tij të vegjël.
“Të pranishëm në sallë kanë qenë nëna, babai, vëllau i cili ka ardhë nga Gjermania veç këtë rast, bashkëshortja e të ndjerit dhe dy fëmijët e vegjël të tij dhe dy motrat. Ata kanë qëndru shumë qetë, shumë në mënyrë të kulturuar edhe pse nëna e Agonisit ka fillu me qajtë, por ajo është çështje emocionale dhe nuk mund të fajësohet”, deklaroi ai.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…