Disa kosovarë të punësuar në kompaninë e ndërtimit Mabetex në Kazakistan thonë se ka disa muaj që nuk i kanë marrë pagat.
Përfaqësues të kompanisë që është në pronësi të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i mohojnë këto pretendime, duke thënë se asnjëherë nuk ka “vonesa serioze” në pagesa.
Punëtorët që kanë folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, ankohen edhe për kushtet e punës në këtë kompani – nga, siç thonë, rregullat strikte deri tek ushqimi që u shërbehet.
Kompania Mabetex është themeluar në Zvicër në vitin 1999 dhe ka qenë e angazhuar në ndërtime dhe rinovime në disa vende të botës. Ajo ka filiale në 18 vende dhe rreth 14.000 punëtorë.
Në kuadër të Mabetex-it, në Kazakistan gjenden rreth 2.000 shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në qytete të ndryshme të këtij vendi.
Njëri nga ta është Egzoni – identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.
Ai thotë se paga i është vonuar qe pesë muaj. Këto të ardhura, thotë ai, i ka jashtëzakonisht të rëndësishme për familjen 4-anëtarëshe që ka në Kosovë.
“Pak është e vështirë… Deri sa mua të më dalin rrogat, prindi im detyrohet të gjejë diku para borxh, ose të marrë ndonjë kredi të vogël, ose diçka kështu…”, thotë Egzoni.
Dimri, sipas tij, e vështirëson edhe më shumë këtë situatë, pasi “duhet të blihen drutë për ngrohje e gjërat tjera”.
Egzoni punon në Mabetex për më shumë se një vit, por thotë se është e vështirë për të dhe kolegët e tij të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.
“Punëtorët kanë frikë, sepse ne jemi me paga brenda. Nëse ne çohemi e bëjmë diçka, ai [kompania] na dënon me ato paga dhe nuk na i jep paratë fare”, thotë Egzoni, punëtor në të 20-tat.
Punëtorët kosovarë në Kazakistan e marrin një pjesë të pagës atje, ndërsa pjesën tjetër – më të madhe – në Kosovë.
Sipas punëtorëve që flasin për REL-in, vonesa ka ndodhur në mjetet që duhet t’u dalin në Kosovë. Ata paguhen nga 6 euro për orë.
Valon Lluka, përfaqësues i kompanisë Mabetex, e ka mohuar këtë vonesë.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…