Amrush Gashi ka demantuar deklaratën e babait të tij, Miftar Gashi, i cili deklaroi se vrasjen e viktimës e bëri vëllai i tij. Sipas familjarëve, ai ka çrregullime psiko-organike.
Personi që po i shpreh ngushëllimet për djalin e familjes Hoxha është Amrush Gashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e javës së kaluar në Klinë.
Ai po i kërkon falje familjes Hoxha nga Gollubovci i Malishevës, për deklaratën që kushëriri i të dyshuarve, Miftar Gashi, e dha për T7 para shtatë ditësh, e i cili tha se vrasjen e kreu vëllai i viktimës.
Djali i tij thotë se ka dokumentacion që vërteton se i moshuari ka çrregullim psiko-organik.
Duke demantuar deklaratën e 80 vjeçarit, Amrush Gashi shprehet i mërzitur shumë nga kjo ngjarje e rëndë.
Javën e kaluar, media kishte tentuar të marrë një deklaratë edhe nga familjarët e viktimës, por ata nuk kishin pranuar të flasin.
Tash me rastin po merren organet e rendit.