Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë i cili u ekzekutua më 27 gusht brenda makinës së tij, ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko është i dyshuari kryesor.
Në një video që A2 zotëron, shihet se si dy vëllezërit plagosen në hyrje të një lokali, pasi dikush nga rruga qëllon mbi ta. Të dy personat janë të paarmatosur dhe siç shihet në video, hedhin karrige në drejtim të rrugës për t’u mbrojtur. Njëri prej tyre shtrihet në tokë pas plagosjes në bark, ndërsa tjetri është i plagosur në këmbë.
Malko ka qenë edhe herë të tjera protagonist i kronikave, si në vitin 2016, kur në rrugën “Islam Alla” në Tiranë ka pasur një konflikt me disa persona që zotëronin një pikë basti, dyshohet për një borxh, ku në acarim e sipër ai kishte tentuar t’i godasë me pistoletë. Malko njihej edhe si mik i Ervis Martinajt, një nga protagonistët e vr asjes së bujshme në Bllok, madje ishte filmuar si i pranishëm në afërsi të skenës së krimit ku si pasojë u ekzekutuaFabian Gaxha, dhe ndërkohë u plagosën Eljon Hato dhe vetë Ervis Martinaj.
Për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje, hetuesit mendojnë se ekzekutimi e tij ishte e porositur dhe e mirë organizuar. Deri tani, për vr asjen e babait të dy fëmijëve, janë shpallur në këriim 8 persona: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç. Ndërsa Blendi Teta, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “pengim në zbulimin e së vërtetës, është lënë në burg.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…