Senatori amerikan, republikani John Barrasso, nga Wyoming, ka qëndruar për një vizitë një ditore në veriun e Republikës së Kosovës, atje ku është e vendosur Garda Kombëtare amerikane.
Barraso atje ka takuar ushtarët amerikanë, ndërsa këta të fundit janë kujdesuar që ta bëjnë senatorin të ndjehet si në shtëpinë e tij.
“Senatori Barraso shpenzoi një ditë në veri të Kosovës me trupat nga Garda Kombëtare e Wyoming, të cilët janë të vendosur atje. Duket që ushtarët kanë sjellë me vete edhe pjesë nga Ëyoming, që ta bëjnë të ndjehet atë si në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Barraso në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Barraso ka qenë në Kosovë edhe në vitin 2011 më 28 nëntor, për nderë të festës kombëtare amerikane të “Ditës së falendërimeve”
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…