Ekonomistja Erëza Vela, ka reaguar pas paralajmërimeve të SHBA-ve se do të ndalojnë investimet në shtetin e Kosovës, nëse taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk hiqet plotësisht.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është pjesë e dy projekteve që financohen nga SHBA dhe që të dyja këto projekte i kanë ndalur të gjitha aktivitetet, pasi që SHBA ka ndalur financimin, shkruan Reporteri.net.
Vela po ashtu bën të ditur se stafi ndërkombëtar që është pjesëmarrës në këto dy projekte është udhëzuar që të kthehen në vendet e tyre, ndërsa sipas saj hapi i ardhshëm është që projektet të anulohen plotësisht.
“Amerika, po ju tregoj prej vendit te ngjarjes qe vec ka nise me na lone”, ka shkruar ajo.
Së fundmi, senatori amerikan, David Perdue, ka thënë se nëse Kosova nuk e heqë taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre.Ai mori përkrahje edhe nga i dërguari i posaçëm për dialog Kosovë=Serbi, Richard Grenell dhe djali i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Junior.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Pa dashte me hy ne politike, po du vec me thone qe jam pjese e dy projekteve qe financohen nga Amerika, dhe qe te dy i kane stopu te gjitha aktivitetet – dmth krejt ekipa s’jemi tu punu se na i ka nale Amerika paret. Stafi nderkombetare eshte udhezu me shku ne vendet e veta. Hapi i ardhshem eshte me u anulu projektet plotesisht. Dmth, perkunder qe ekspertet fejsbukor po thojne qe s’na len neve Amerika, po ju tregoj prej vendit te ngjarjes qe vec ka nise me na lone. Just saying.“
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…