KRYESORE

E-mailet që “rrodhën” nga një sinjalizues brenda FSB-së, tregojnë se mund të ketë luftë civile në mesin e njerëzve më të besuar të Putinit

E-mailet që kanë “rrjedhur” nga një sinjalizues pranë Shërbimit Sekret rus (FSB), të shpërndara nga Newsweek, zbulojnë luftën civile në mesin e njerëzve më të besueshëm të Vladimir Putinit, derisa lufta e tij në Ukrainë po vazhdon të lëkundet.

Agjenti i shkruan rregullisht raporte disidentit rus në ekzil Vladimir Osechkon, duke zbuluar kështu zemërim dhe pakënaqësi brenda FSB-së, lidhur me luftën që Putini e filloi në Ukrainë gjatë 24 shkurtit.

Osechkin është një aktivist rus për të drejtat e njeriut që udhëheq ueb-faqen që lufton korrupsionin Gulgagu.net.

E-mailet që u shpërndanë në Newsweek nga Igor Sushko, drejtori ekzekutiv i “Wind of Change Research Group” me seli në Washington dhe që është një organizatë fitimprurëse, shfaqin realitetin që mbretëron në Moskë.

Sushko ka përkthyer korrespondencat nga rusishtja në gjuhën angleze, që kur filloi shkëmbimi e-mailave më 4 mars. Më herët letrat e shpërndara brenda FSB-së nga një sinjalizues ishin publikuar nga Osechkin, dhe analizuar nga Christo Grozev, ekspert në FSB.

Ai ua kishte treguar e-mailet dy kolegëve të tij nga FSB-ja, që “nuk kishin dyshim se janë shkruar nga një koleg i tyre”.

E-mailet e fundit të agjentit rus janë të nëntorit dhe tregojnë për trazirat e brendshme dhe konfliktin brenda Kremlinit, duke parashikuar një luftë civile “të pashmangshme”, dhe se Rusia së shpejti do “të zbresë në humnerën e terrorit” ndërsa njerëzit lodhen gjithnjë e më shumë nga lufta.

Sinjalizuesi është fokusuar në Yevgeny Prigozhinin, aleatin e ngushtë të Putinit dhe njëherit themeluesin e ushtrisë private të mercenarëve Wagner Group dhe liderin çeçen Ramzan Kadyrov.

Që të dy, Prigozhin dhe Kadyrov vazhdojnë të kritikojnë mënyrën se si po trajtohet lufta e Putinit në Ukrainë, që është një tregues tjetër se përçarjet brenda Kremlinit kanë filluar të shfaqen.

Instituti amerikan për Studime të Luftës, ISW, gjithashtu ka theksuar se në fund të tetorit Prigozhin dhe grupi i tij i paramilitarëve mund të përbëjnë një lloj kërcënimi për pushtetin që e ka Putini.

Sidoqoftë, agjenti i FSB ka thënë se nuk ka “ndonjë model e ndërrimit të pushtetit” në Rusi.

“Nuk ka gjasë që gjithçka që ndryshojë” në Rusi, në mënyrë që vendi në tërësi të funksionojë dhe të mos bie në humnerën e terrorit”, thuhet në një e-mail, duke paraqitur se si do të luhej një luftë civile në Rusi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago