Çështja e vrasjes së Armando Beqirit në Islandë kaloi mëngjesin e kësaj të marte në gjykatë. Mediat vendase kanë raportuar se janë 4 persona që janë marrë të pandehur, ndërsa autori kryesor i kësaj vrasje akuzohet se është shqiptari Angjelin Sterkaj i cili po ashtu ndodhet prapa hekurave.
Bashkë më Sterkajn akuzohen edhe 3 meshkuj të moshës 30-40 vjeç dhe një vajzë në të 20-at.
Aktakuzat u lëshuan pas një prej hetimeve më të gjera penale në historinë Islandeze. Më 13 shkurt, Armando Beqirai u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij . Atë e kapën 9 plumbat e pistoletës.
Hetimi policor shpejt u përqendrua në vendbanimet midis grupeve kriminale dhe shumë u arrestuan për qëllimin e hetimit. Më herët kishte 14 të dyshuar në këtë çështje.
Ndërkohë autori kryesor, Angelin Sterkaj pranoi gjatë marrjes në pyetje se e kishte vrarë ai Armandon.
Përveç tij, tre të tjerë janë akuzuar për vrasjen, Claudia Sofia Coelho Carvalho, Murat Selivrada dhe Shpëtim Qerimi. Aktakuza përshkruan se si ata ndoqën udhëtimet e Armando në prag të vrasjes dhe u ulën para tij jashtë shtëpisë së tij në Rauðagerði për ta vëzhguar.
Por si ndodhi vrasja dhe si u përfshinë të arrestuarit e tjerë?
Një prej të akuzuarve i tregoi 20-vjeçares të arrestuar dy makinat në pronësi të Armandos, dhe i kërkoi që të raportonte tek ai në Messenger për çdo lëvizje të mjeteve.
Dy persona të tjerë ndoqën një prej makinave në lagjen ku banonte shqiptari. Pas marrjes së informacioneve një prej autorëve doli dhe e qëlloi për vdekje Armandon.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…