E nisi motoçikletën në një rrotë: 3 motoçikleta bëhen ‘llom’ në një autostradë në Turqi

Grupi i motoçikletave që po udhëtonin në një autostradë në Turqi, u aksidentuan keq. Duke u përpjekur të lëvizte me një rrotë me shpejtësi, drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me motoçikleta të tjera. Nga aksidenti, i cili u pasqyrua në kamerën e kaskës, mbetën të plagosur 2 persona.

Një shofer i cili ka humbur kontrollin e timonit është përplasur me motoçikleta të tjera.

Në aksident janë përplasur 3 motoçikleta, 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti është kapur nga një kamera e kaskës e një drejtuesi të grupit. Në pamjet shihet se aksidenti ka ndodhur teksa drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi me motoçikletën që ka lëvizur në një rrotë.