Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit tha se Haradinaj i ka punët keq me korrupsionin, duke shtuar se në bazë të mandateve të kaluara është e mundur që ai të përfundojë në Prokurori.
Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ tha se nuk ka arsye të shqetësohet për deklaratat e Konjufcës.
“Janë të mirëseardhur i mirëpres mem trokit për çka është ligj. Veç a e nijtet çka tha, ‘mos të mirret me korrupsionin tonë’. Nuk kom arsye m’u shqetësu ka thotë Konjufca. Nuk po e di pse po idhnohet, ai kryetar i parlamentit është o vlla. Pse ai bëhet avokat i Qeverisë? Pse spe len qeverinë me fol për veti?”, tha Haradinaj.
Ndryshe, Konjufca në emisionin ‘Dpt te Fidani’ kishte thënë se më mirë Haradinaj të merret me veten, sesa me Qeverinë Kurti.
“Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, kishte thënë Konjufca.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…