LAJME

E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve ‘pushtojnë’ serën e mbjellë me hashash dhe konsumojnë 100 kg të lëndës narkotike

Një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia të Greqisë është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.

Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariu e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. I zoti i tyre zbuloi atë që ndodhi, pasi mbeti i befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

Sipas TheNewspaper.gr së cilës Shqiptarja.com i referohet menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar, tufa e deleve “pushtoi” serën ku rritej qetësisht kanabisi mjekësor.

Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër. Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago