Argjentina është tronditur nga një krim brutal që ka për protagonist një të mitur 14-vjeçar. Joaquin Sperani u rrah për vdekje nga bashkëmoshatari dhe shoku i tij më i ngushtë.
Autori 13-vjeçar u arrestua pasi trupi i Joaquin u gjet në një shtëpi të braktisur disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur nga familja.
Hera e fundit që viktima u pa, ishte mesdita e 29 qershorit teksa po dilte nga ambientet e shkollës i shoqëruar me shokun e tij të ngushtë.
Pak çaste më vonë pasi dy djemtë u kapën nga kamerat e sigurisë duke ecur krah për krah njëri-tjetrit. Ata futen në një banesë dhe pak më vonë, 13-vjeçari është filmuar teksa largohet nga shtëpia ku kishin hyrë dhe kthehet në shkollë i vetëm.
“Ky fëmijë është një psikopat. Ai ishte shoku i fëmijërisë së Joaquin. Ata ishin bashkë që në klasën e parë. Ata shkonin në festat e njëri-tjetrit”, tha nëna e 14-vjeçares, Mariela Flores, një nxënëse
Derisa trupi i Joaquin u gjet tre ditë pas zhdukjes së tij, 13-vjeçari mundi të gënjejë në mënyrë bindëse policinë që e pyeti për fatin e shokut të tij.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…