LAJME

VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ Dalin pamjet, ja si grupi Rraja masakroi me shkopinj gome e bejsbolli pa pushim dy persona pas sherrit për guroren në Krujë

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy persona. Sulmi ndaj tyre vijon pa ndalim.

Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!” Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar. Personi që nuk duket në kamera, dëgjohet duke nxitur duke përdorur dhe fjalor fyes.

“Gjuaje k…  Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve.

Madje  në një moment nuk ndalen as kur njëri bie pa ndjenja në hyrje të lokalit.

Njëri prej personave ka dhe pistoletë.

Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut.

Dy personat që dhunohen janë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës.

Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt

Çfarë dëshmoi dje Jashar Maja për Report TV

Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka folur për “Report TV” përmes telefonit nga spital ii Traumës. Ai dëshmoi se ndodhej me vëllanë dhe një kushëri të tij në takim me inxhinjerin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta.

Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago