E rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar gjatë punës në ndërtim, kishte emigruar pak muaj më parë për një jetë më të mirë

Një ngjarje tragjike është raportuar në Perugia të Italisë, ku një shqiptar i quajtur Aurel Deda, ka humbur jetën, teksa punonte në sektorin e ndërtimit.

19-vjeçari, nga fshati Fishtë i Lezhës, kishte migruar drejt Italisë para disa muajsh dhe ishte djali i vetëm i familjes.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se aksidenti ishte fatal dhe i riu ndërroi jetë menjëherë.