E rëndë: Rrokulliset traktori, vdes shoferi 61-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Zhame Lushnjë.

“BalkanWeb”, raporton se një traktor ka rënë në kanal e si pasojë ka humbur jetën shoferi.

Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sh.M.

Raportohet se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe ky besohet se ishte dhe shkaku që ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje policia e Lushnjes për zbardhjen e rrethanave.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 61-vjeçarit.