Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës i cili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia është goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur dje në spital, raporton blick.ch.
Siç ka shkruar albinfo.ch, personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë.
Këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch. Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.
Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital. Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…