E thënë nga “gruaja përbindësh”: edhe NATO duhet të çmilitarizohet!

Televizioni shtetëror rus tregon atë që Kremlini dëshiron që populli rus të shohë.

Kjo është arsyeja pse shumë analistë shikojnë televizionin rus. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, televizioni është dëshmuar të jetë një mjet efektiv për përhapjen e propagandës dhe ajo që disa nga prezantuesit thonë se konsiderohet si tregues i asaj që Kremlini mendon dhe planifikon.

Më me ndikim në mesin e tyre është Olga Skabeyeva, dhe deklaratat e saj të fundit tregojnë për një ndryshim të mundshëm në politikë.

“Ndoshta është koha për të pranuar se operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë, për më tepër, Lufta e Tretë Botërore. Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por NATO-n në tërësi,” tha Olga Skabeyeva në një nga shfaqjet më të njohura “60 minuta” në televizionin rus.

 

 

Olga Skabeyeva njihet edhe si “propagandistja kryesore”, “njësia speciale” e televizionit shtetëror rus dhe “zonja e hekurt e televizionit të Putinit”.

Muajt ​​e fundit, ajo ka bërë një sërë deklaratash të ashpra, duke përfshirë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore dhe nevojën për të bombarduar Kievin.

“Ajo është një përbindësh”, tha për The Insider analisti i mediave ruse Vasily Gatov.