Turqia ka kërkuar zyrtarisht që Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që ntë ndryshohet emri i vendit nga Turkey (në anglisht) në Türkiye.
Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.
Emri Türkiye “përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në dekretin e Erdoganit.
Arsyeja e saktë e ndryshimit të emrit të vendit nuk është e qartë.
Në një fjalim për mediat turke, ministri tha se “Ankaraja do u dërgojë një letër zyrtare të gjithë aktorëve ndërkombëtarë të martën dhe pret që ndryshimi të bëhet zyrtar pas kësaj jave”.
Lëvizja e riemërtimit pasoi një dekret të lëshuar në dhjetor nga presidenti Recep Tayyip Erdogan për të ndryshuar emrin në Türkiye në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, midis gjuhëve të tjera, duke përfshirë etiketimin e produkteve të eksportit.
Televizioni shtetëror TRT citoi në dhjetor një artikull mbi konotacionin “të papëlqyeshëm” të emrit Turqi në anglisht, duke thënë se ai ose i referohet “një zogu të madh vendas në Amerikën e Veriut” ose “kur diçka nuk shkon”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…