“Nuk di të ketë pasur ndonjë marrëveshje [parazgjedhore] që Ivica Daçiç të jetë kryeministër i Serbisë”, ka thënë nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç.
Sipas tij, Daçiç në fushatë ka synuar të eksploatojë ndjenjat pro-ruse të elektoratit serb, për çka tha se kjo gjë nuk i ka pëlqyer.
“Mbase ata ia kanë dalur t’i bindin votuesit e tyre që Daçiç do të jetë kryeministrit, por neve sigurisht se jo”, tha zyrtari i lartë i partisë së Aleksandër Vuçiç për mediumin serb “Novosti”.
Ai tha se “pajtohem absolutisht” me anëtarë të tjetër të SNS-së që “nuk e duruan” Daçiçin i cili në fushatën e tij “synoi të ndez sentimentet pro-ruse dhe në këtë mënyrë përfitojë”.
“Është e vërtetë që as s’e kam fshehur këtë në publik. Nuk më ka pëlqyer fushata që ka bërë Partia Socialiste Serbe”, vazhdoi ai.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…