LAJME

“E turpshme!”, ambasadori rus në Tiranë akuzon Shqipërinë dhe kërkon “spiunen” e vet

Ajo është arrestuar në Shqipëri, por edhe Rusia e ka shpallur në kërkim. Një gjykatë në Moskë lëshoi në mungesë një urdhër arresti për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, duke e akuzuar për marrjen në mënyrë të paligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

Agjencia ruse e lajmeve TASS shkruan se e pandehura është vendosur tashmë në listën e kërkimit ndërkombëtar. Kjo media e cilëson atë si fotografe dhe blogere, e cila edhe në Rusi ka publikuar reportazhe për fabrikat, institucionet sociale, objektet ushtarake të braktisura, bunkerët dhe zonat e kufizuara dhe braktisura.

TASS shkruan se Timofeyeva ka udhëtuar në më shumë se 30 vende të botës me synime të qarta për të kapur imazhe dhe video të objekteve të braktisura në Islandë, Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Bullgari. Gjithashtu risjell në vëmendje deklaratat e ministrisë shqiptare të mbrojtjes për ndalimin e Timofeyeva bashkë me dy shtetas të tjerë, një rus dhe një ukrainas, në uzinën e Gramshit, ku dikur prodhoheshin automatikë.

TASS thekson se ambasadori rus në Shqipëri, Mikhail Afanasyev, e konsideron politike këtë çështje. “Është e turpshme, pasi pa dalë ende rezultatet e hetimit, konkluzionet e prokurorisë, ngjarja cilësohet si vepër spiunazhi dhe pjesëmarrësit në incident quhen ‘agjentë të Rusisë’ dhe për ta kërkohet dënimi më i ashpër”, ka thënë përfaqësuesi diplomatik i Putinit në vendin tonë. Ambasadori rus akuzon autoritetet shqiptare se nuk respektuan dispozitat e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet konsullore, duke pretenduar se nuk e kanë informuar për ndalimin e shtetasve rusë.

Timofeyeva së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) u ndaluan më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve. Aktualisht gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për të tre këta persona pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago