KRYESORE

KFOR: Policia e Kosovës mund të kryejë detyrat e saj në tërë territorin e vendit

Policia e Kosovës mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike kanë deklaruar nga KFOR.

“Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë pjesë e institucioneve vendore që merren me sigurinë. Policia mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike. Çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt pjesës veriore kërkon njoftim paraprak dhe pëlqimin e komandantit të KFOR-it, kjo është në përputhje me marrëveshjen e mëparshme dhe NATO pret që institucionet vendore të vazhdojnë ta zbatojnë atë”, kanë thënë nga KFOR për mediumin serb Radio Kim.

Kjo përgjigje vjen pas deklaratës së kryeministrit Kurti se askush nuk mund t’i ndalojë forcat e Njësisë Speciale të shkojnë në veri të Kosovës.

“Askush nuk mund t’i ndalojë forcat e Njësisë Speciale të shkojnë në veri të Kosovës”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin Al Jazeera, çka nxiti reagime në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha se njësiti elitar i Policisë së Kosovës ROSU, nuk duhet të hyjë në veri.

Petkoviq, duke folur me një gjuhë kërcënuese, ka thënë se nëse NATO nuk e ndal ndonjë përpjekje të këtij njësiti për të hyrë në veri, atëherë atë do ta bëjë populli serb.

Sipas tij, marrëveshja që Kosova ka nënshkruar me NATO-n në vitin 2013, specifikon që specialët e Policisë së Kosovës s’mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it dhe katër kryetarëve të komunave serbe.

Për NATO-n dhe KFOR-in ditë më parë ka folur edhe presidenti serb Alekssandar Vuçiq.

Aleksandar Vuçiç, tha se në dy-tri ditët e ardhshme do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me njoftimin nga ky mision që tha se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago