POLITIKE

E turpshme: Militantët e Vetëvendosjes fillojnë linçimin ndaj ambasadorit amerikan, Kosnett

Militantët e Vetëvendosjes po fillojnë me metodën e njëjtë dhe organizimet nëpër rrjetet sociale për ta linçuar këdo që flet kundër Lëvizjes Vetëvendosje, apo liderit të tyre, Albin Kurti. Ata nuk po e kursejnë as Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Së fundmi linçimi publik po bëhet ndaj Ambasadorit Kosnett, ku në reagimin e tij në Twitter ku tha se është i kënaqur se do të sheh seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, aty kanë shpërthyer komentet, fyrjet e deri tek akuzat më të rënda.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra, e cila ka thënë se kjo fushatë linçuese duhet të ndalet dhe pasi është një sulm primitiv ndaj ambasadorit amerikan.

Ajo tha se një fjalor të tillë e brutal nuk e ka lexuar as ndaj Milosevicit e Vucicit dikur, një retorik talibane, e anti-amerikane.

Postimi i plotë nga Xharra:

Stop linçimit të ambasadorit Kosnett!

Që nga deklarata e tij pro mocionit të votëbesimit në Kuvend ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett është bërë shënjestër e një sulmi masiv primitiv në Twitter. Fjalori që përdoret ndaj tij, fyerjet, kërcënimet janë më të ultat që mbahen mbend ndaj ndonjë diplomati të huaj. Të jemi të sigurt se një fjalor të tillë brutal nuk e kemi lexuar as kundër Millosheviqit e lere më Vuçiçit. Partitë kundër qëndrimit amerikan duhet (edhe unë nuk isha për rrëzimin e qeverisë) të kthejnë në kotec fallangat e tyre primitive që mos helmojnë opinionin me këtë retorike talibane, anti-amerikane, ksenofobe, fyese. Poshtërimi brutal i ambasadorit Kosnett është poshtërim i SHBA-ve dhe njëkohësisht shumicës absolute të popullit të Kosovës dhe lirisë së tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago