Studentët e Universitetit të Teheranit marshuan për ditën e dytë radhazi në shenjë proteste kundër vrasjes së Mahsa Aminit nga policia.
Njerëzit kanë dalë në rrugët e Karaj, Gohardasht dhe Mahabad me thirrjet “vdekje diktatorit”.
Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj civilëve. Vihej re gjithashtu një pjesëmarrje e lartë e grave.
Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.
Presidenti i Iranit ka urdhëruar një hetim për këtë rast. Policia shprehet se vajza pësoi atak në zemër, madje publikoi një video ku ajo shfaqet në qendrën e edukimit në momentet kur u ndje keq.22-vjecarja ra në koma por nuk arriti të mbijetonte.