Adnan Merovci ka treguar arsyet pse Rexhep Qosja nuk pranoi të futej në LDK.
Sipas disa themeluesve të LDK-së në deklaratat e kaluara në Pressing, Qosjes i ishte ofruar posti i kryetarit të LDK-së, por e kishte refuzuar për shkak të disa emrave që ishin në listën e themeluesve.
“Ai e ka kushtëzuar futjen në LDK për shkak të një emri. Tash me thonë këtu. E ka thënë edhe Shkëlzen Maliqi. Është Fehmi Agani”, tha ai.
Ai tutje thotë se edhe Adem Demaçit i ishte ofruar futja në LDK.
“Demaçit i ishte ofruar futja në LDK pas daljes nga burgu, por e kishte refuzuar pasi kishte dashur të distancohej”, tha ai.