ECFR: Kisha Fashiste Serbe është shkëndija që nis luftën në Kosovë e Mal të Zi

Kisha Ortodokse Serbe ka qëndrim armiqësor ndaj Malit të Zi dhe orientimit pro perëndimor e për këtë arsye Qeveria e Malit të Zi e vlerëson si rrezik për sigurinë shkruhet në raportin e Këshillin Europian për Marrëdhënie të Jashtme (European Council of Foreign Relations) në të cilin bëjnë pjesë edhe Javier Solana dhe Karl Bildt. Aty ceket se Serbia e sheh çdo politikë përmes çështjes së Kosovës që sjell deri tek përkeqësimi i marrëdhënieve.

Këtë vlerësim e bën organizata europiane Këshillin Europian për Marrëdhënie të Jashtme (European Council of Foreign Relations) në dokumentin e tyre “Fuqia e perspektivës: Përse anëtarësimi në BE ende është i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë raport ceket se pika e potenciale e ndezjes në Ballkan mund të jetë Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe Kosovë.

Paralajmërohet se për shkak të rënies së ndikimit të Bashkimit Europia, pasoja mund të jetë rrezikimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe ardhmëria e Marrëveshjes së Prespës të arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Shtohet poashtu se Serbia dhe Mali i Zi kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të afërta,ku në këto shtete ekzistojnë “përputhshmëri të identiteti etnik dhe religjioz”.

Aty përkujtohet se përçarja mes dy shteteve ndodhi pasi Mali i Zi e pranoi pavarësinë e Kosovës dhe pas kufizimit të vendosur nga pushteti malazez për qytetarët e tyre se nuk mund të kenë edhe shtetësinë serbe.

“Veprimtaria e Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar më së shumti mospajtime” shkruhet në raport e shtohet “Serbia e sheh çdo politikë përmes çështjes së Kosovës” që shprehet në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Serbia nuk e njeh demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, “të cilin e konsideron shkelje të integritetit të tyre territorial”.

Në raport ceket se për zyrtarët malazez është brengë roli i Kishës Ortodokse Serbe pasi nxitjes së tensioneve kur Qeveria malazeze e paraqiti projektligjin për lirinë fetare, “ që me efektivitet do të bënte pronar shtetin në shumicën e kishave në vend”. “Qeveria në vitin 2015 provoi ta miratonte ligjin, por e tërhoqi pas mospajtimeve të Kishës Ortodokse Serbe” shkruhet në raport.

Më tej shpjegohet se Ligji, që u ndryshua në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, u miratua në fund të vitit 2019 e në të cilin precizohet se bashkësie fetare, përfshi edhe kishën Ortodokse Serbe, duhet të ofrojnë- për të mbajtur pronësinë e kishave- dëshmi të pronësisë për objektet e ndërtuar deri në vitin 1918. Shpjegohet më tej se atë vit me formimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve ai shtet i mori përsipër edhe pronën në Mal të Zi.

Në raport ceket se mediat serbe e akuzojnë Qeverinë e Malit të Zi se po provon të grabisë Kishën Ortodokse Serbe, derisa “Patriarku serb Irinej e ka kërcënuar Presidentin Malazez me anatemë (mallkim formal)”.

“Qeveria e Serbisë po ashtu e ka paralajmëruar Qeverinë e Malit të Zi rreth mundësisë së përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike” theksohet në këtë analizë.

Në raport kujtohet se Komisioni i Venecias e kishte përshëndetur ligjin e ri pasi sjell ndryshime pozitive të rëndësishme për dallim të kaluarit.