Muzikanti Genc Salihu e ka quajtur “fashist” kolegun e tij, Petrit Çarkaxhiun, solistin e bendit Jericho, për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me konfliktin ndërmjet turqve dhe kurdëve.
Salihu ka thënë se Çarkaxhiu, në një shkrim ku ka mbrojtur agresionin turk ndaj popullit kurd, “ka tingëlluar si RTS-ja”.
“Nji shok i jemi, i joni, artist, ‘artist’, pra Petriti aka Rrusta i ‘Jericho’, me nji status ne FB, kish dale me e mbrojte marskren e Erdoganit ndaj kurdeve. Mbasi i thashe qe po tingellon si RTS-ja e Milloshevicit, ma shau gjyshin. Dikur i kish fshi krejt komentet e mia e te vetat. Nji porosi per to: edhe 100 here ne dite me u fale, e jo vec 5 – kur je fashist, je fashist”, ka thënë Salihu.
Rreth tri ditë më parë, përmes një shkrimi në Facebook, Çarkaxhiu ka mbrojtur agresionin e Republikës së Turqisë ndaj kurdëve në Siri, teksa ka fajësuar propagandën e mediave jo-turke në lidhje me luftën në Siri.
“Mos mujshit me dal me pa dynjen, t’pakten lexoni najhere se s’ju bon zarar! Po edhe kur t’lexoni e doni me kriju opinon merrni t’pakten 4-5 burime te ndryshme kontradiktore me njona tjetren, qofte ajo liber, artikull apo shkrim akademik”, ka shkruar Çarkaxhiu.
Sipas Çarkaxhiut, për të kuptuar kontekstin e luftës së Turqisë ndaj popullit kurd, duhen njohuri rreth historisë.
“Ni popull sun e kuptoni pa ia ni eren e drrasave n’shpajz … po nese smundeni me ardhe deri qaty, atehere te pakten lexoja poezite, ngoja muziken, kqyrja vallen, shijoja humorin, ndigjoja me vemendje muzikalitetin e gjuhes, bashkendje me vajtimin e tyne, lexoja historine, lexoja shume shume historine, medito n’lidhje me besimin e tyne edhe menyren e tyne te besumit”, ka shkruar Çarkaxhiu.