Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot janë shënuar edhe tridhjetë e katër raste të reja me koronavirus, ndërsa tre persona të tjerë janë shëruar.
Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, ku 15 janë nga komuna e Gjilanit, 6 nga Prizreni, 5 nga Ferizaj, 2 në Rahovec, 2 në Dragash dhe nga 1 rast në Prishtinë, Skenderaj, Malishevë dhe Zvecan.
Sot më 24 prill 2020, janë shëruar edhe tre pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH’së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e dy (162) raste.
Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK.