Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur sërish Qarabagun e Azerbajxhanit, duke siguruar grupet e kompeticionit kryesor në Evropë për klube.
Kampionët e Kroacisë thuajse punën e kualifikimit në UEFA Champions League e kishin gatuar që në ndeshjen e parë, kur mposhtën këtë kundërshtar 3-0, kurse qershia mbi tortë u vu sonte, me triumfin 2-0 si mysafirë, me golat e Pjacas dhe Silvas, njofton Klan Kosova.tv.
Duke ditur që epërsia e thellë është në favor të tyre, trajneri Sergej Jakirovic, për përballjen kthyese ndaj azerëve, i ruajti disa lojtarë, në mesin e tyre edhe Arbër Hoxhën, të cilin e inkuadroi vetëm në minutën e 84.
Tani i mbetet që detyrën ta kryen edhe Lille, ku luan reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.
Edhe skuadra franceze e ka avantazhin e ndeshjes së parë ndaj Slavia Pragës, pasi e mposhtën 2-0, ku golin e dytë e realizoi pikërisht sulmuesi kosovar, raporton Klankosova.tv.
Ndeshja ndërmjet Slavias dhe Lille nis në orën 21:00 dhe transmetohet direkt në Art Motion!
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…