Masa ndëshkuese për të gjithë personat që nuk deklarojnë të ardhurat personale e i shmangen tatimit, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati në një konferencë për media tha se se secili qytetar i cili merr të ardhura gjatë vitit të cilat nuk tatimohen, duhet t’i plotësojë në formularin e atë ardhurave personale të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndër këto të ardhura që duhet të deklarohen ai shpjegoi se janë edhe qeratë.
“Pra, nëse kanë pasur fitim kapital nga shitblerja e pronave, kanë pasur fitim kapital nga shitja e kriptovalutave, kanë pasur fitim kapital nga dhënia ose këmbimi i tokës me banesa, apo rasteve të tjera, shitja e aksioneve e të tjera, në kompani të ndryshme, duhet ta e plotësojnë këtë formular. Nëse kanë pasur të ardhura nga qiraja duhet ta plotësojnë këtë formular”, është shprehur ministri Murati.
Përpos qerave, Murati bëri të ditur se të ardhurat me burime nga jashtë po ashtu duhet të deklarohen si ato nga Freelance, Youtube e rrjete tjera sociale.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…