Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të Lulzim Bashës se personi që theu bravat Fatjon Dauti.
Lidhur me akuzat se Fatjon Dauti ka kryer vepra penale, Berisha u përgjigj se nuk i di që i ka kryer. Berisha nuk tha pse nipi i tij Dritan Berisha, një ish oficer policie, ishte në krah të Dautit.
“Personi që theu derën është një militant i PD-së, sipas mediave me precedentë në Britaninë e Madhe, nuk e di, nuk e njoh. I një familje thellësisht të persekutuar nga Hasi, i cili ka lënë netë të tëra në çadrën e lirisë që doli çadra e partisë…Nuk i di veprat penale që ka kryer Fationi, por sot kam arritur në përfundimin që dy kriminelët më të mëdhenj janë Rama dhe Basha.”, tha Berisha në emisionin “Pushteti” në “Fax News”.