Edhe dy raste të reja janë regjistruar të konfirmuara me Coronavirus në Kosovë.
Janë testuarkatërdhjetë e dy(42) mostra të marra në hulumtim të personave, e sipas IKSHPK-së, dy persona të tjerë, janë konfirmuar sot se janë të infektuar nga Covid-19, njofton “Bota sot”.
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, thuhet në njoftim.
Komunikatë për media
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!
Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuarkatërdhjetë e dy(42)mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve tështrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.
Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 402.384 raste të COVID-19 dhe 17.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.171), Italia (63,927), SHBA (49.594), Spanjë (39.676), Gjermani (31.991), Irani (24.811), Francë (19.856), Zvicër (9.117), Mbretëri të Bashkuar (8.077), Holandë (5.560), Austria (5.010), Belgjikë (4.269), Turqi (1.529), Greqi (743), Slloveni (480), Kroaci (382), Serbi (303), Bosnjë dhe Hercegovinë (154), Maqedoni e veriut (148) , Shqipëri (123) dhe Mali i Zi (29).
Deri me 24 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuarkëto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes raportohet në: Itali (6.077), Spanjë (2.800), Francë (860), Mbretëri të Bashkuar (422), Holandë (276), Gjermani (149), Zvicër (122), Belgjikë (122), Turqi (37), Danimarkë (32), Austri (28), Greqi (20), Hungari (9), Poloni (9), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (4) Bullgari (3), Serbi (3), Maqedoni e veriut (2), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!