Ndërsa Vladimir Putin hipi në aeroplan dhe u nis për në Moskë, raporton CBS, Donald Trump u kthye në dhomën ku ishte zhvilluar takimi midis dy presidentëve për të regjistruar një intervistë (të paralajmëruar më parë) me Sean Hannity të Fox.
Nuk zgjati shumë. Trump u kthye shumë shpejt në Air Force One, për të rifilluar fluturimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.
Kur u pyet se si e vlerësoi samitin e përfunduar së fundmi, Trump u përgjigj “Në një bazë 0-10, do t’i jepja një 10”.
Megjithatë, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të tjerë ndërsa ecte drejt Air Force One, ashtu siç bën zakonisht.
Rrugës për në Anchorage, disa orë më parë, Trump kishte dhënë një intervistë për Fox në bordin e Air Force One, në të cilën tha, ndër të tjera, se “nuk do të ishte i lumtur” nëse Putini nuk do të pranonte një armëpushim.
Por qart
Menjëherë pas konferencës së shkurtër për shtyp, një gazetare e Fox që mbulonte Shtëpinë e Bardhë, Jacqui Heinrich, shpjegoi se gjithçka kishte ndodhur shumë ndryshe nga ajo që zyrtarët e administratës kishin parashikuar për gazetarët e rrjetit.
Por nuk vajti si mendohej.
Heinrich deklaroi gjithashtu se, bazuar në përvojën e saj të gjatë me konferencat për shtyp të këtij lloji, ajo ishte “e habitur” që Putini kishte folur i pari, pavarësisht se samiti ishte zhvilluar në tokën amerikane.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…