POLITIKE

Edhe Kisha Fashiste Serbe kërcënon: Arrestimi i serbëve çon në konflikt

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije ka shprehur “brengosjen e madhe” për shkak se kohë më parë janë ndaluar gjashtë serbë.

Peshkopi përkujton se serbët e arrestuar ndodhen në burgjet në Gjilan dhe Podujevë.

“Arrestimet dhe abuzimet e serbëve nga policia çojnë në një konflikt edhe më të madh”, ka kërcënuar peshkopi dhe ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të tensioneve.

Peshkopi Teodosije ka bërë të ditur se do të mundohet t’i vizitojë sa më parë të arrestuarit.

Në të njëjtën kohë, ai pret që EULEX-i të verifikojë pretendimet e aktakuzës ndaj të arrestuarve si dhe faktet për rrjedhën dhe pas arrestimit.

Ai ka bërë thirrje “për ruajtjen e paqes dhe përmbajtje nga të gjitha anët, ndërsa dënoi dhunën nga të gjitha anët”.

“Dialogu është i vështirë të vazhdohet në një atmosferë kërcënimesh, arrestimesh dhe retorikash të vazhdueshme që kriminalizon të gjithë serbët në Kosovë dhe kërcënon të përshkallëzojë edhe më shumë dhunën”, ka thënë peshkopi në një deklaratë për media.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

8 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

12 orë ago