Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dhënë sqarime rreth videos të publikuar në media ku thuhet se ishte edhe ai i përfshirë në një përplasje të deputetëve, transmeton Klan Kosova.
Gashi ka thënë se ai nuk ka qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor.
“Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se ka shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!”.
“Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancën fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.