POLITIKE

Bytyqi: Jam pro ndërtimit të xhamisë, por projekti fitues është kopjim dhe frymë e shekujve të kaluar

Arkitekti, Arianit Bytyqi, ka thënë se e mbështet ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë veçse ka disa gabime që nuk duhet të përsëriten sikur me objektet tjera në vend.

Bytyqi në Rubikon në Klan Kosova thotë se gabimet që janë bërë me ndërtimin e katedrales në kryeqytet nuk duhet të bëhen edhe me xhaminë.

“Gabime të shumëta arkitekturore dhe urbanistike janë bërë me katedralen, ato nuk duhet të përsëriten edhe me xhaminë”.

Bytyqi thotë se konkursi ndërkombëtarë i shpallur nga Bashkësia Islame e Kosovës për ndërtimin e kësaj xhamie është lajm i mirë për gjithë Kosovën.

“Jam ndier mirë që BIK-u ka shpallur konkurs ndërkombëtar arkitekturorë për xhaminë, ka qenë lajm i mirë për të gjithë Kosovën dhe jo vetëm BIK-un”.

“Institucionet e Kosovës në asnjë rast nuk e ka pasur arkitekturën dhe hapësirën publike kulturore, këtë nuk e kanë pasur as tek katedralja dhe nuk e ka as tek xhamia”.

Bytyqi mes tjerash thotë se BIK-u ka ende kohë që të përzgjedh tjetër projekt.

“BIK-u ka ende kohë që nga ato projekte që kanë konkuruar të përzgjedhet një projekt që përmbush standardet për një projekt të denjë”.

Teksa Bytyqi për projektin fitues thotë se është kopje dhe jo bashkëkohor.

“Ky projekt është kopjim ashtu si katedralja dhe është frymë e shekujve të kaluar”.

“Ne ende identifikohemi me Biblotekën Kombëtare, Pallatin e Rinisë, Institution Albanologjik dhe ende nuk kemi objekt që ne identifikohemi tash e 21 vjet pas lufte”.

“Ne arkitektët nuk duhet të polarizojmë me cështjen e financimit ajo është pjesë e institucioneve, hapja e xhamisë në Koln dhe pjesëmarrja e Erogan nuk ka të bëjë me financimin por sa janë serioze institucionet me aprovimin e një xhamie bashkëkohore, pse intitucionet e kosovës nuk po kërkojnë n jë xhami bashkëkohore”.

Megjithatë Bytyqi ka disa vërejte për institucionet shtetërore rreth përzgjedhjes së projektit dhe jep disa

“Shteti nuk ka krijuar strategji të ndërtimi dhe të krijoj rrethana që ndërtojnë ariktekturë bashëkohore”.

“Ne do duhej të kishim arkitekt mbikqyrës nga komuna e Prishtinës dhe BIK-u që të bëjnë një plan rregullativ bashkë me donatorët dhe projektin fitues”.

“Jam pro ndërtimit dhe kontriboj me gjithë dijen time që të ndërtohet xhamia mirëpo në krijimin e identitetit dhe jo të bëhen gabime dhe kjo çështje nuk duhet të ndërlidhet me interferimet ndërkombëtare por me seriozitetin e Kosovës”

“Tash është rasti që institucionet e Kosovës që në aspektin arkitektonik duhet të hartojnë politikën e arkitekturës së Kosovës, një praktik e tillë është pjesë e Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga shumë shtete pjesëmarrëse”.

“Përzgjedhja e këtij objekti nuk e favorizon frymën ariktektonike dhe nuk përfshihet në zhvillimin dhe planifikimin hapësinor kulturor”.

Bytyqi mes tjerash theksoi se toleranca ndërfetare duhet të ruhet ashtu siç është ruajtur gjithmonë mes shqiptarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

28 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago