Deputeti Besian Mustafa, i cili foli në emër të LDK-së, kërkoi prej deputetëve të VV-së që të përkrahin tërheqjen e 30 % të Trustit.
Kjo në mënyrë që, sipas tij, të zbutet kriza, e cila i ka kapluar qytetarët nga rritja e çmimeve.
“Çmimet janë ngrit për 12.5 %. Ky inflacion në disa produkte arrin deri në 83 %. Qeveria ka pas mundësi shumë masa me i marrë. Ne si LDK kemi propozuar reduktimin e akcizës për 3 muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj të tjerë, zgjerimi i listës me TVSH të reduktuara. Aq sa rritën çmimet, të rritën pensionet, skemat pensionale. Kur Qeveria nuk u del në ndihmë, qytetarët prandaj po duan të tërheqin 30 % e tyre të Trustit. I bëj ftesë deputetëve të VV-së që ta përkrahin këtë projektligj”, ka theksuar Mustafa në Kuvend.
Çështja e shumëpërfolur e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti ishte në shqyrtim një ditë më parë, por kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet me arsyetimin se ka mungesë kuorumi.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…