POLITIKE

Edhe Pacolli i reagon eurodeputetes gjermane për vizat, Grenell ia bën “like”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka bërë një shkrim në Twiter duke thënë se nuk ka parë ndonjë rezultat për marrëveshjen Kosovë- Serbi. E menjëhershme ka qenë përgjigja e të dërguarit të Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.

Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikoni gjithçka që bën Administrata Trump, pse nuk përqëndroheni në atë që është dashur të bëni tashmë moti, vizat për Kosovën.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell raportueses së Parlamentit Evropian, e cila kishte shkruar “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”, duke iu referuar Administratës Trump.

Eurodeputetes gjermane i ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.

Pacolli ka thënë në Twitter se Kosova ka bërë pjesën e parë të punës, gjersa është shprehur se BE-ja dështoi.

Pacolli po ashtu ka thënë se nën drejtimin e Gjermanisë, është koha e fundit që BE-ja të marrë vendim për viza për kosovarët.

Postimi i Pacoliit është pëlqyer edhe nga i dërguari i Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago