Në diskutimin e Ramës me gazetarët nuk kan ëmunguar edhe batutat. Një nga gazetaret e pranishme e ka pyetur se edhe sa kohë i duhet asaj dhe brezit të saj që të presë për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE.
Duke iu përgjigjur kësaj pyetje Rama ka thënë se Shqipëria është në proces dhe kjo nuk dihet. Ai ka thënë ndër të tjera se kur vetë dilte të kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa i kishte të gjitha flokët.
“Në kohën kur unë kam dalë në rrugë per të kërkuar Shqipërinë si gjithë europa i kisha të gjitha flakët dhe kam përshtypje që t’ja lë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se sa flokët e tua. Ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më europiane sa që ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra duhet të ndryshojnë trashigimia jonë është e rëndë ne nuk jemi Polonia e Cekias as as as… kemi pas ndërprerje të mëdha një 500 vjet tjera 50 e kusur kjo është e treta por një gjë është e sigurt. Ti do votosh për parlamentin europian në Shqipëri. Por se kur do ta bëjmë çmos që të ndodh kjo. Brezi juaj do votoj dhe do lodhet duke votuar për Parlamentin Europian. Këtë ndoshta e di Nard Ndoka se si do të jetë BE në të ardhmen. ” ka thënë Rama.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…