Opinionisti Jusuf Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka thënë se sot u provua të mashtrohet opinioni publik duke përmendur emrin e historianit Noel Malcolm si referencë. Profesori Enver Hasani derisa e ka komentuar figurën e Xhafer Devës, ka thënë se ky i fundit ka shtyrë përpara agjendën naziste.
Thaçi tha se është pikërisht Malcolmi ai që qartëson se shqiptarët, pëfshirë edhe Xhafer Devën, po i përdornin rrethanat për të shpëtuar nga terrori serb, duke mos ju shërbyer ideologjive nazi-fashiste.
“Malkolmi në këtë kapitull në disa momente e qartëson që shqiptarët, përfshirë edhe Xhafer Devën, thjesht po i përdornin rrethanat dhe Fuqitë e Boshtit për të shpëtuar nga terrori serb dhe për ta avancuar interesin e tyre kombëtar, pa ju shërbyer në asnjë moment interesave të Fuqive të Boshtit apo ideologjive të tyre nazi-fashiste”, ka shkruar Thaçi.
Sot gjatë ditës, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për Express ka përdorur Malcolmit si pikë reference, kur tentoi të argumentojë se Xhafer Deva ka shtyrë përpara agjendën naziste.
“Të gjithë autorët e huaj, që i zura në gojë (në mesin e tyre edhe Malcolm), thonë se Xhaver Deva dhe anëtarët e familjes Draga nga Mitrovica kanë qenë shërbëtorë të gjermanëve dhe, pa kompromis, e kanë shtyrë përpara agjendën naziste, duke i vrarë dhe përndjekur kundërshtarët e tyre”, ka thënë Hasani.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe studiuesi Shkëlzen Gashi, i cili tentoi ta demantojë Hasanin.
“Përkundrazi: Noel Malcolm thotë si vijon:”forca shtysëse e këtyre nuk ishte as simpatia ideologjike për fashizmin ose nazizmin, as ndonjë interes për qëllimet më të gjëra të luftës së fuqive të boshtit, por thjesht dëshira e shumë shqiptarëve për të shfrytëzuar mundësinë e ofruar nga kolapsi i jugosllavisë për të fituar më shumë pushtet mbi territorin e tyre dhe për të përmbysur politikat kolonizuese dhe sllavizuese të dy dekadave të mëparshmeve”. është fort e ultë që ‘mendimet’ tua pa kurrfarë baze me ia mveshë noel malcolm-it”, ka shkruar Gashi.
“Me qenë nga Kosova, me i thanë vetit intelektual e objektiv, e me të dalë rend e kohë me i kriminalizu shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore e me hitlerizu Xhafer Devën, pa i vendos brenda rrethanave e kontekstit të kohës, madje duke keqpërdorur emra të historianëve të ndershëm e objektiv, kurse në anën tjetër mos me të dalë rend as kohë me fol as edhe një fjalë për Kraljevinën e Drazha Mihajloviqin dhe terrorin e tyre të ushtruar ndaj shqiptarëve për dekada, kjo do me thënë që veç intelektual e objektiv nuk mundesh me qenë”, ka përfunduar Thaçi.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…