Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dal në mbrojtje ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër të tjera, ai ka përmendur padrejtësinë ndaj ish-kryeministrit dhe komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.
“Vazhdon sot të jetojë në hijen e një persekutimi në kuptimin më të drejtë të fjalës, persekutim. Ai po del i pafajshëm, apet e mbajnë… dhe prapë më paragjykon dhe gjykon. Dhe, padyshim komandant në një nga zonat më të ashpra të luftës, zona e Dukagjinit. Ai ka udhëheq një luftë, ka humbur njerëz aty. Ndërkohë që askush s’merr asnjë përgjegjësi fare për gjithë këtë jetë të sakatuar, askush. Jo më larg se sa vitin e kaluar, doli prapë i pafajshëm. Kësaj radhe u thirr në cilësinë të të dyshuarit. Shpallet i pafajshëm hë Hagë dhe fillojnë hetimet kur fillon në shtëpi”, ka deklaruar ai.