POLITIKE

Momenti kur Albin Kurti ia thotë në sy Kadri Veselit: Thaçi po e formon Specialen e PDK-ja do ju dorëzon, VV-ja ju mbronë…

Dje Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

E në një video të publikuar në rrjete sociale, lideri i VV-së, Albin Kurti deklaron se VV në qeverisje asnjëherë nuk do ta dorëzojë askënd në Gjykatën Speciale.

Kurti sa ishte deputet në qeverisjen e PAN-it, kishte thënë se nuk e njohin Gjykatën Speciale dhe se ata kanë interes që VV të vjen në qeveri, sepse nuk do të bënte dorëzime të tilla.

“Kur të vie Vetëvendosje në pushtet nesër, VV është subjekti në qeveri që juve nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, që na se njohim Gjykatën Speciale. Edhe qeverisja e PDK-së juve do t’ju dorëzojë në Gjykatë Speciale, a qeverisja jonë nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale. Veç se për krrimet e plaçkitjes, e të zhvatjes të pasluftës, ne as nuk ju mbrojmë e as nuk ju ndihmojmë. Por, sa për Gjykatën Speciale që ne nuk e njohim, pikërisht qeveria jonë, nuk do të bënte dorëzime të tilla. Kështu që edhe ju keni interes na me ardh në pushtet, edhe ju keni interes na me ardh në pushtet. E keni të vështirë ta pranoni e kuptoni por do të vije dita”, kishte deklaruar Kurti.

Po ashtu, sa Thaçi ishte kryeministër, Kurti në foltoren e Kuvendit kishte deklaruar se ai po e lejon formimin e Gjykatës, sepse mendon se vet nuk do të përfundojë në të, përcjell Bota sot.

“Tribunali apo Gjykata Speciale nuk do të bëhej po të mos donte kryeministri, por Thaçi po e lejon Tribunalin për shkak se ai beson se ai vet nuk do të përfundojë në të. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund t’i ndihmojë Kosovës, do ta bënte këtë duke i treguar kryeministrit që edhe ky vet do të përfundojë aty, sepse po t’i thuhet kryeministrit që edhe vet do të përfundojë aty, s’do të ketë tribunal, por shpresa e këtij që ky vet s’përfundon e shokët e tij po, është një sfidë që duhet të përballemi me të”, kishte deklaruar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago