POLITIKE

Telekomi i Serbisë konfirmon ofertën për blerjen e IPKO-s

Kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile në Kosovë “IPKO”, i ka vënë në shitje të gjitha aksionet e saj që i ka në posedim Telekomi i Sllovenisë.

E pas daljes në shitje për ta blerë IPKO-n është edhe Telekomi i Serbisë, që ka ofruar shumën më të madhe për blerjen e kompanisë “IPKO”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga “Telekomi i Serbisë” derisa thonë se nuk mund të japin informacion më të detajuar, për shkak të marrëveshjes për mos-zbulim, shkruan Reporteri.

“Telekomi Serbisë” bëri një ofertë jo detyruese për blerjen e IPKO-s. Për shkak të marrëveshjes për mos-zbulim, të cilën e kemi nënshkruar në këtë proces, nuk duhet të dalim me informata më të hollësishme deri në mbylljen e tenderit. Dihet që “Telekomi i Serbisë” ka ambicie të qarta për të zgjeruar biznesin e saj, kështu që kjo ofertë është një hap tjetër në realizimin e këtij qëllimi”, deklaron kompania në një përgjigje për Tanjugun serb.

Kujtojmë se, në vitin 2018, “Telekom Srbija” bëri një ofertë për blerjen e “Telekom Albania”, e cila është në pronësi të “Deutsche Telekom”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago