Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në kryeqytetin rus, në Moskë, në petkun e kreut të radhës të OSBE-së. Në një intervistë të dhënë sot për “Top Channel”, Rama ka zbuluar detaje nga takimi.
Rama është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Duke folur për takimin e nesërm me kryediplomatin rus, Lavrov, Rama tha se është një takim në vazhdën e stacioneve të misionit të kryesimit të OSBE.
“E dimë të gjithë që konflikti në dhe përreth Ukrainës është konflikti më i rëndësishëm sot në kontinentin tonë. Me implikime jo të vogla që kërkon një adresim sa më racional nga të gjitha t palët. Sigurisht që Rusia ka një fuqi dhe një rol të dorë s së parë. Ashtu sikur është e rëndësishme të thuhet se roli ynë i Shqipërisë nëse pozicioni ynë dhe i qeverisë është krejt i qartë në raport me Ukrainën dhe në atë që i kanë ndodhur Ukrainës nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë. Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë”, tha Rama.
I pyetur për ndonjë mundësi përmirësimi të marrëdhënieve mes Moskës dhe Tiranës, Kryeministri Rama u përgjigj se “Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë për impulset me Moskën. Ka disa aspekte të rëndësishme të natyrës strategjike, mbi të cilat ne si anëtar të NATOS si pjesë e familjes së Europës së bashkuar pavarësisht si anëtar të saj. Patjetër që ka jo pak gjëra që mund të na ofrojnë në interesa të përbashkëta. Nuk cenojnë dhe nuk anashkalojnë aspektet e pa negociueshme strategjike”
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…