POLITIKE

Edi Rama i del në mbrojtje Erdoganit: Europa duhet ta respektojë Turqinë!

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje presidentit Erdogan të cilësuar prej tij si “mik”, lidhur me paralajmërimin kërcënues të këtij të fundit ndaj BE-së se do hapte kufijtë për milionat e refugjatëve drejt saj. Në një intervistë për median italiane, shefi i qeverisë shqiptare, tha se Ankaraja ka të drejtë në disa qëndrime të saj.

Rama potencoi faktin e raporteve gjithnjë pozitive me Turqinë, duke u shprehur se “ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mira me këtë vend”, e më pas bëri një distancim të vetes nga narrativa europiane në raport me Ankaranë. “Në përgjithësi, unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë. Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë. Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për aspektin delikat të të ashtuquajturit “Islam politik” apo të qënit anëtar i Konferencës Islamike, Rama zgjodhi të përgjigjej me kontekstin shqiptar e atë familjar të tij.

“Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhësit e mi janë ortodoksë. Ndërsa, për të lindurin e fundit (Zahon), unë do të ndjek këshillën e Papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t’ia linte zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago