Osama Fidani është 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq të Al Hawlit në Siri. Ai është shqiptar nga Gostivari. 6 vjet më parë u largua me të atin në Siri, por Osama nuk është i vetmi nga familja e tij në kamp. Ai ndodhet me dy vëllezërit Fidan Fidani 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç.
Ndërsa, një ditë më parë, nëna e tyre nga kampi kërkoi ndihmë për t’u kthyer.
“Me na marrë dikush se kushtet i shikoni vetë në televizor. Sepse nuk rrihet këtu sepse është ftohtë” tha nëna e 10-vjeçarit për gazetarin e A2, Julian Kasapi.
Kryefamiljari Bekim Fidani ka humbur çdo kontakt me familjen në kamp dhe të afërmit në Gostivar.
Shtëpia e Bekim Fidanit ndodhet në qendër të Gostivarit, ku prej 6 vitesh është e mbyllur. Vëllai i Bekimit na çon në shtëpinë e tij. Nuk ka më zëra fëmijësh, por trishtim e boshllëk të madh. Intervista e Osamës nga kampi i ka tronditur jo pak.
“E njoha. Kishte ndryshuar, ishte rritur, Kur ikën nga këtu ishin të vegjël. Ishte rritur ishte bërë i madh. Nga tiparet ka ndryshuar shumë pak. Është ashtu si e mbaj mend unë. U ndjemë shumë mirë, faktin që gazetarët tuaj kishin marrë guximin për të hyrë në atë kamp. Nga ana tjetër, pasi pamë regjistrime u prekëm në aspektin e kushteve se si jetojnë ata në kamp. Vij gati çdo ditë dhe vizitoj shtëpinë e tyre. Kam shumë mall për ta sa nuk përshkruhet. Mbesa quhet Rejani dhe ka lindur atje”, tha xhaxhai i fëmijëve Habib Fidani.
Xhaxhai dhe vëllai i Bekimit i lutet për kthimin e fëmijëve pranë shtëpisë. Por një mesazh e ka edhe për të vëllain që mendojnë se mbahet në burg nga kurdët. “Kthehu vëlla se ka kush të pret”, e mbylli rrëfimin e tij Habib Fidani.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…