Ish-deputeti i Kosovës, dhe ish-këshilltari i Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, Driton Tali ka raguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Ramës.
Rama ka mbrojtur Serbinë e cila nuk po i vendosë sanksione Rusisë edhe pse kjo po i kërkohet nga SHBA e BE-ja.
Tali pyet se çka është kështu me këtë njeri i cili edhe më herët kishte kërkuar që të harrohet e kaluara e Kosovës në raport me Serbinë.
Postimi i plotë:
Edvin Kristaq Rama edhe këtë shansë do me na humb.
Na paska thënë:
“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”…
Pikërisht shumë nga ne këtu mbanim shpresa se mos ShBA dhe UE do ta shtonin presionin ndaj saj për ta njohur Kosovën, qoftë edhe si dënim ndaj këtij qëndrimi politik.
Çka është kështu me këtë njeri?!
Para disa jave na thoshte që “t’i harrojmë rrëmujat e së shkuarës”, tashti apelon për “mirëkuptim”.
Qysh ka marrë yrish shpejtë “komshit kosovarë” do t’i …